HomeAktualitetKronike

Akuza për mashtrim dhe shpërdorim detyre, SHÇBA arreston shefin e njësisë “Fast Albania”

Akuza për mashtrim dhe shpërdorim detyre, SHÇBA arreston shefin e njësisë “Fast Albania”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar shtetasin F.A., Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH, një njësi e rëndësishme në strukturën e Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor nga Gjykatës e Elbasanit me akuzën “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

SHÇBA ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që veprimet dhe aktet procedurale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë.