HomeAktualitet

Akuzat e Berishës për Mecollarin, MM e nxjerr blof: Janë trillime, ai është pjesë e forcave të NATO-s

Akuzat e Berishës për Mecollarin, MM e nxjerr blof: Janë trillime, ai është pjesë e forcave të NATO-s

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të Artur Meçollarit, i cili është njëri nga personat që do të negociojnë kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Vendosi në krye të grupit një ish-spiun nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Ky agjent, Artur Meçollari, nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofave” deklaroi Berisha sot nga Kuvendi.

Por Ministria e Mbrojtjes, e cilëson si histori të trilluar nga Berisha duke hedhur poshtë akuzat. ‘E gjitha është një histori e trilluar.  Artur Meçollari ka certifikatë sigurie nga DSIK. Historia e akuzave është e mbyllur me vendim gjykate në 2013. Meçollari është pjesë e forcave të NATO-s në Afganistan” thotë Ministria.

Artur Meçollari është larguar nga detyra në 2012 nga Arben Imami, pas përplasjeve asokohe me ish-ministrin e Mbrojtjes, ndërsa është rikthyer në detyrë me vendim gjykate në 2013.