HomeAktualitet

Albana e Bije Vokshit, nënës së dytë të Enver Hoxhës mohon pagesën si “demokrate” për protestuesin bojaxhi!

Albana e Bije Vokshit, nënës së dytë të Enver Hoxhës mohon pagesën si “demokrate” për protestuesin bojaxhi!

Albana Vokshi ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ku shfaqeshin disa persona që duket se paguanin personin që hodhi bojë mbi Ministrinë e Brendshme.

Vokshi mohoi pagesën duke sulmuar deputetin socialist.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës.

Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.

Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste “, shkruan Veliaj.