HomeAktualitetDebat

Albana Vokshi ankohet për zjarrin në protestë: Më morën flakë këpucët dhe pantallonat nga zjarri…i ujit dhe i gazi lotsjellës që hodhi policia

Albana Vokshi ankohet për zjarrin në protestë: Më morën flakë këpucët dhe pantallonat nga zjarri…i  ujit dhe i gazi lotsjellës që hodhi policia

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi në një ekran televiziv ngjarjet e protestës së djeshme të opozitës.

Vokshi e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit. “Nuk kishte asnjë arsye për ta goditur deputetin Nallbati në mënyrë kafshërore. Ai po shpëtonte nga duart e policisë një qytetar që ishte në punë të tij. U godit me mburojë dhe shkop gome, dhe më pas edhe me spraj me piper. E gjithë kjo togë policie duhet të mbajë përgjegjësi ligjore,” deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se deputetët dhe qytetarët u sulmuan në mënyrë sistematike nga policia gjatë protestës, ndërsa theksoi se pantallonat dhe këpucët e saj u përfshinë po ashtu nga flakët, sipas saj, prej mjeteve të hedhura nga policia.