HomeAktualitetDiaspora

Albin Kurti i jep “urdhër” BE-së në Bruksel: Hiqni sanksionet dhe jepni Kosovës statusin e vendit kandidat

Albin Kurti i jep “urdhër” BE-së në Bruksel: Hiqni sanksionet  dhe jepni Kosovës statusin e vendit kandidat

lbin Kurti, në Bruksel ka kërkuar që të hiqen masat e Bashkimit Evropian dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Ai ka qenë pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Në këtë kontekst, Kurti ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate.

“Kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta, të hiqen.