HomeAktualitetDiaspora

Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro ose karantinim për udhëtarët

Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro ose karantinim për udhëtarët

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar . Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë.

Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin e koronavirusit dhe në të kundërt iu kërkohet karantinë një javore.