Deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë me një deklaratë të papritur në rrjetet sociale.
Gjuzi shkruan se infektimi nga koronavirusi i deputetit Adriatik Alimadhi u inskenua, madhe sipas tij, është tentuar t’ia inskenonin edhe atij, por pa arritur dot ta infektonin.
Gjuzi shprehet se “ia djeg inskenimet RamCOVID-19 me gjithë karagjozlliqete shamisë së beqarisë”.
“Mike dhe miq, ju kam thene:
Mua nuk me ze ramcorona covit19 edhe adriatikut i’a inskenuan ashtu sic deshen te ma inskenonin mua me 06.04.2020 por une shkova t’u tregoj se nese “pjek mish helli” e pjek dmth ja djeg inskenimet Ramcovid19 me gjithe karagjoslleqet e shamise se beqarnise se plakut Ismail Bej fotokopja”, shkruan Gjuzi.
Kujtojmë se deputeti Adriatik Alimadhi kaloi disa javë i shtruar te spitali Infektiv dhe te “Shefqet Ndroqi”, përpara se gjendja e tij të përmirësohej.

