HomeAktualitetDebat

Alqi Bllako pritet të dal nga mbledhja me pranga në duar: Kuvendi njofton se do të shqyrtoj nesër kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit

Alqi Bllako pritet të dal nga mbledhja me pranga në duar: Kuvendi njofton se do të shqyrtoj nesër kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit

Prokuroria e Posaçme i kërkoi autorizim Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, me dyshimin se ka falsifikuar dokumente për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit. Në këtë mbledhje, sipas burimeve do të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)