HomeAktualitetSociale

Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të emigrojnë në SHBA

Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të emigrojnë në SHBA

Ambasada amerikane në Tiranë ka udhëzuar të gjithë të interesuarit se si duhet të veprojnë për të aplikuar për vizë emigruese.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada e SHBA thotë se për shumicën e kategorive të vizave duhet të dërgoni dokumentet në mënyrë elektronike, ndërsa dy javë përpara takimit duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale në sektorin konsullor.

“Jeni aplikant për vizë imigruese?

Për shumicën e kategorive të vizave, NVC do t’ju kërkojë t”ia dërgoni dokumentet elektronikisht (të cilat gjenden këtu ? http://nvc.state.gov/) duke i ngarkuar ato në llogarinë tuaj ? https://bit.ly/2Fv0GHE

Dy javë përpara takimit tuaj, ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale (https://bit.ly/2DXPLHW) në Sektorin Konsullor. #pyetanen”, shkruan ambasada.