HomeAktualitetDebat

Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për ngjarjen në Elbasan: Thirrje Ramës, Bashës dhe Metës të distancohen nga dhuna

Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për ngjarjen në Elbasan: Thirrje Ramës, Bashës dhe Metës të distancohen nga dhuna

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reagoi pas incidentit në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve.

Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.

Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë përmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar.

Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.

Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën.

Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër,” thuhet në reagim.