HomeAktualitetKryesore

Ambasada shqiptare në Greqi njofton: Ndryshon procedura për t’u pajisur me pasaporta, ja si do procedohet

Ambasada shqiptare në Greqi njofton: Ndryshon procedura për t’u pajisur me pasaporta, ja si do procedohet

Ambasada shqiptare në Greqi përmes një njoftimi të publikuar në rrjete sociale ka bërë me dije se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë, thuhet në njoftim.

“DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.

Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.
Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.”, shkruan Ambasada.