HomeAktualitet

Ambasadorët si gratë te kroi i fshatit flasin për integrimin por Komisionerja Marta Kos i nxjerr bllof: Shqipëria në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Ambasadorët si gratë te kroi i fshatit flasin për integrimin por Komisionerja Marta Kos i nxjerr bllof: Shqipëria në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Një ngjarje e paprecedent ndodhi sot para dhe pas vendimit të parlamentiti për të mos hequr imunitetin parlamentar të deputetes Belinda Balluku e cila nuk ësh†ue më zv. kryeministre por një përfaqësuese e zgjedhësve. Disa ambvasador të BE me në krye burrë gruan Gonzato i kujtuan qeverisë shqiptare që të mos prekja e reformës në drejtësi një nga kusht për hyrjen në BE. Por se kush po e prek dhe kur e ka prek vetëm këta e dinë dhe ndërhyrja në vendimet e parlamentit është ndërhyrje në punët e brëndëshme të një vendi që këta nuk e dinë por duhet ta mësojnë.

Por sot Komisonierja Marta Kos i nxorri bllof ddeputetët këshillues dhe kërcënues.

“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo vjen me pritshmëri të larta.” Me këtë mesazh reagoi në rrjete sociale komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, një ditë pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kos theksoi se zbatimi i besueshëm i objektivave që lidhen me sundimin e ligjit është i rëndësishëm për të ruajtur ritmin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Komisionerja shtoi se ky është një hap i domosdoshëm për të arritur standardet e BE në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.

“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.