HomeAktualitet

Amerika “rregullon marrëdhëniet” me partinë e Berishës, i heq “non grata”-n… Adriana Kalasë

Amerika “rregullon marrëdhëniet” me partinë e Berishës, i heq “non grata”-n… Adriana Kalasë

Partia e Sali Berishës përditë e më shumë po “rregullon marrëdhëniet” me Amerikën.

Së fundmi, Adriana Kalaja shkruan se Ambasada amerikane në Tiranë, i ka hequr “non grata”-n për të mos komentuar në faqen e saj.

“Më shumë se dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më ka gëzuar fakti se Ambasada e SHBA, më paska hequr “Non Gratën” që më kishte vënë administrata e Biden dhe mafiozes Yuri Kim, duke më bërë bllok në faqen e kësaj ambasade.

Ja gëzuar Amerikë, nga ne që të donim edhe atëhere kur etërit e këtyre “ploamelikanëve” që drejtojnë vendin, na quanin armiq”, shkruan Kalaja.

Tani dhe një “non grata” tjetër ka mbetur pa hequr, ajo e Doktorit.