Kërkesat për të blerë një pronë apo truall në Vlorë vijojnë të jenë të larta nga shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet lindore, por këtë vit vihet re rritje e kërkesave edhe nga shtetasit amerikanë.
Aktualisht, tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin mes Adriatikut dhe Jonit duket i stabilizuar, kjo e reflektuar te çmimi. Rivlerësimi i apartamenteve, edhe pse ka nisur vetëm 2 javë më parë, ka dhënë efektet e para, duke mbajtur të qëndrueshëm çmimin në bregdet, dhe ka ulur paksa çmimin në zonat periferike.
Breshani sqaron gjithashtu se zbardhja e lejeve të ndërtimit do të ndihmojë qytetin në zgjerimin e ofertës, megjithëse mbetet e pamundur pasja e një apartamenti për çiftet e rinj.
Agjencitë imobiliare tregojnë se tregu i apartamenteve pritet të shtohet, por se ku është i përqendruar edhe interesi i atyre që duan të blejnë.
Alessandro Biallo, italiani që punon si konsulent imobiliar për shtetasit e huaj që kërkojnë të blejnë një pronë në Vlorë, tregon gjithashtu interesin e shtuar të amerikanëve këtë vit, ndërsa sipas tij ka dy kategori kërkesash: shtëpi banimi dhe shtëpi pushimi.
Vlora mbetet qyteti më i kërkuar për tregun e pasurive të paluajtshme, me çmime që variojnë nga 1200 euro deri në 1500 euro metri katror brenda qytetit, e deri në 3500 euro në zona bregdetare.

