HomeAktualitetDebat

Analisti: Berisha i qan hallin Evropës, por vetë është në pozita më të rënda se Balluku

Analisti: Berisha i qan hallin Evropës, por vetë është në pozita më të rënda se Balluku

Analisti Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po i qan Europës për procesin e integrimit por vetë është në pozita më të rënda se Belinda Balluku.

Ai theksoi se opozita përdor narrativën politike se integrimi në Bashkimin Evropian ka ngecur për shkak të Ballukut dhe Edi Ramës.

Muça theksoi se Berisha bashkë me eksponentë të tjerë të opozitës “nuk bëjnë asnjë veprim apolitik tërheqje dhe kërkojnë tërheqje nga kundërshtari i tyre, nga Edi Rama në këtë rast, që të heqë Ballukun”.

“Ka një poshtërsi që luhet në këtë vend, të paktën nga viti 2017. Europa nuk na i hap negociatat se duhet arrestuar Saimir Tahiri. Iku Tahiri, bëri edhe burg, ata nuk i hapën negociatat.

I hapën pasi Macroni fitoi sërish zgjedhjet atje. I njëjti mekanizëm propagandistik po qarkullon për Ballukun. Berisha i qan hallit Europës që është në pozita më të rënda se zonja Balluku. Është nën akuzë dhe në gjykim. Ilir Meta po ashtu është në hallin e vet, po ashtu Fatmir Mediu në hallin e tij.

Të gjitha këta që dy prej tyre janë deputetë nuk bëjnë asnjë veprim apolitik tërheqje dhe kërkojnë tërheqje nga kundërshtari i tyre, nga Edi Rama në këtë rast, që të heqë Ballukun. Kur i qan hallin Europës këtu është të vendosësh duart në kokë”, tha Muça.