HomeAktualitetKryesore

Analisti i njohur befasohet nga lëvizja surprizë e Ramës për Bashën: Një burrë shteti! Ka arritur një sukses që askush tjetër nuk ka mundur

Analisti i njohur befasohet nga lëvizja surprizë e Ramës për Bashën: Një burrë shteti! Ka arritur një sukses që askush tjetër nuk ka mundur

Analisti i njohur Ilir Yzeiri teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike e konsideron kryeministrin, Edi Rama “burrë shteti serioz”.

“Një burrë shteti është si një zot shtëpie. Detyrat e tij si i zoti i shtëpisë i ka kryer me sukses”.

Sipas tij, ftesa e Edi Ramës për bashkëpunim me opozitën është e sinqertë.

“Ai arriti një sukses që askush tjetër nuk e ka arritur. Shqipëria ndodhet në një situatë, që ka nevojë për reforma të thella, Rama ka treguar që është një burrë shteti serioz, që ka ndërmarrë reforma të thella. Unë i besoj Ramës kur thotë që është koha tani që të bashkëpunojmë dhe ftesa për Bashën dhe PD-në është e sinqertë”, tha analisti për Top Channel.