HomeAktualitetDebat

Analisti për vdekjen e Nishanit: Mjaftë u “pikëlluat“! Kush i hodhi baltë në jetë, të mos i hedhë as në varr

Analisti për vdekjen e Nishanit:  Mjaftë u “pikëlluat“! Kush i hodhi baltë në jetë, të mos i hedhë as në varr

Gazetari Mentor Kikia ka dalë në rrjetet sociale me një reagim të fortë ndaj të gjithëve atyre që sa ishte gjallë ish-Presidenti Bujar Nishani ‘hodhën baltë’ mbi të dhe pas vdekjes së tij u shfaqën të pikëlluar.

“Kush i hodhi balte ne jete, te mos i hedhe dhe ne varr!

E keni parasysh Marigone, para se te pinte helmin e vetevrasjes si pasoje e thashethemeve te fshatit? Ne varrimin imagjinar, burri Gjino tha: Marigoja ka lene nje amanet, kush i hodhi balte ne jete, te mos i hedhe dhe ne varr. Dhe te gjithe tunden koken: Jo jo, askush nuk kishte hedhur balte….

Mu kujtua kjo skene filmi(nje gjetje gjeniale e Anagnostit te madh per te pershkruar shoqerine tone rurale), ndersa pashe se sa shume ishim hidheruar politikane dhe njerez te tjere publike, nga ndarja nga jeta e Presientit(keshtu therritet edhe nje ish) Nishani.

Sa shume ngushellime, te gjithe ishin prekur.

Rivale e kundershtare, ata perballe dhe ata brenda partise se tij, ata qe as e mbanin mend se kishte qene president, as iu drejtuan njehere si ish president, e ata qe as emrin s’ia thonin, por e quanin thjeshte Jari, me perbuzje.

Befas tani iu drejtuan te gjithe si President.

Kjo eshte deshmi e nje shoqerie hipokrite, e faktit se per qoka ne te qajme. Ne diten e lamtumires qajme e vajtojme, packa se sa te respektojme se gjalli.

E kemi ne gen kete tradite”, shkruan Mentor Kikia.