HomeAktualitetBlog

Analisti zbulon lidhjet e Doktorit me kontigjent kriminal e të korruprua përmes “qytetarit digjital”

Analisti zbulon lidhjet e Doktorit me kontigjent kriminal e të korruprua përmes “qytetarit digjital”

Nga Sidi Hasanaj

Sali Berisha publikoi foton e gruas së Altin Dumanit, një grua e cila është nën mbrojtje nga shteti për shkak të kërcënimeve që i vijnë burrit të saj nga bota e krimit dhe politikës, për shkak të detyrës së tij si drejtues i SPAK.

De fakto, sabotoi mbrojtjen e saj nga bandat e krimit, ju tha krimit: “ja kush është pika vulnerabël që mund ta trembni Dumanin, që mos t’iu hetojë për drogën, vrasjet dhe korrupsionin që ai heton. Kërcënoni bashkëshorten e tij me jetë, dhe ai tërhiqet nga lufta ndaj bandave tuaja.”

Ky është Sali Berisha, intrigant politik!

Si e justifikoi këtë veprim burracak dhe të paskrupullt?

“Mjeranë, çfarë faji kam unë se BKH-ja dixhitale solli foto të gruas së Dumanit me çunin e dajos së saj, i cili punon në Bashkinë e Tiranës?!”

Meqënëse Saliu ka qenë doktor, le ti japim të provojë pak nga “ilaçi i tij” për të luftuar korrupsionin”, skizofreni në vetvete tentativa e tij për tu atashuar me luftën ndaj korrupsionit… gjithsesi Doktor provo pak nga “ilaçi yt”:

Qytetari agjent BKH-je Dixhitale denoncon me prova dhe foto, fakte skandaloze të lidhjes me krimin dhe korrupsionin të “Doktor Penicilinës”.

1. “Djali dhe gruaja e tij, në darkë miqësore dhe luksoze me “sivllezërit e tij” të grupit të dënuar nga Interpol Bruksel, si trafikantë të njohur të kokainës nga Amerika Latine drejt BE. Vëllezërit e Klanit Osmani, darkojnë me biftek 1000$, si derra të pangopur me djalin dhe nusen e Sali Berishës!” – ju lutem anonim!

2. Një tjetër personazh i njohur i malavitës, Rezart Taçi i pastrimit të parave të mafies Italiane Ndragheta, ose ndryshe Taçi i ARMOS, në foto me bashkëshorten e Sali Berishës, duke sponsorizuar fondacionin e saj që bën pakëz bamirësi dhe shumë miliona pastrim parash!

3. Sivëllau i Vuqiqit, Serbo-madhi Damir Fazlliç, në foto në mbledhjen e qeverisë së Sali Berishës, pasi firmosi kontratën ku i bleu vajzës së Sali Berishës pronat gazmbajtëse në Porto Romano, pasi ua rrëmbeu për një kafshatë bukë banorëve të zonës!

4. E në fund një kolazh fotosh ku Doktor Berisha, famoz për pseudonimin Doktor Penicilina, pozonte para rënies së regjimit Hoxhist, me narko-bllokun e etërve komunist:
Foto me Qenver Hoxhën, me bijtë e tij biologjik, sivllezër në shpirt me doktorin e bllokut!- përsëri anonim ju lutem!

Kjo është pasqyra që meriton me aktet që kryen Doktor!