HomeAktualitetDebat

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, revoltohet demokrati: Ata morën mandatet kur opozita i “dogji”, as vetë s’e besojnë se Luli do fitojë ndonjëherë

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, revoltohet demokrati: Ata morën mandatet kur opozita i “dogji”, as vetë s’e besojnë se Luli do fitojë ndonjëherë

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha ka reaguar pas publikimit të listës së këshilltarëve të rinj të PD.

Hoxha i cili mbeti jashtë këtyre listave, nuk ka kursyer thumbat dhe ironitë për “të zgjedhurit” e rinj.

Mes të tjerash ai thotë se një pjesë e emrave të “zgjedhur” nuk e besojnë kurrë që Lulzim Basha një ditë do fitojë.

“Me ne fund u zgjodhen 300 këshilltaret e rinj te kryetarit te PD sipas statutit te ri, me vjen mire qe ne ate liste ka te “zgjedhur” qe moren mandatet kur opozita i “dogji”.

Beteja tani ka nisur, kuptohet per “masakren elektorale” do protestojme me kismet nga fundi tetorit.

Dhe smund te rrija pa permendur dhe nje fakt, nje pjese e emrave te “zgjedhur” jashte studiove televizive apo neper tavolina nuk e besojne kurre qe Lulzim Basha nje dite do fitoje, ndersa kur jane ne zyren apo paradhomen e tij e lepijne si chupa chups, keta jane po aq fajtor sa Basha ne humbjet e PD.Eshte problem i madh kur ekipi jot nuk beson qe ti fiton.Duke e mbyllur kete postim ju uroj pushime te mbara”, shkruan Hoxha.