HomeAktualitet

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, thirrje demokratëve: Merrni në dorë partinë, Bashës i ka ardh koha të largohet

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, thirrje demokratëve: Merrni në dorë partinë, Bashës i ka ardh koha të largohet

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar pas deklaratës së deputetes, Rudina Hajdari, e cila tha se PD nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj.

Harxhi në një postim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të marrin në dorë partinë e tyre dhe të rikthejnë idealet e dhjetorit ’90, ndërsa ka theksuar se Basha dhe Rama duhen larguar nga politika.

Postimi i Harxhit:

“Pas kesaj deklarate te forte nga Rudina Hajdari i bej, i bej thirrje gjithe demokrateve anembane vendit te marrin ne dore Partine e tyre te nepekembur dhe te rikthejne ne te idealet e dhjetorit 90.

Eshte koha qe Rama dhe Basha te largohen”,- shkruan Harxhi.