HomeBota

Anglezi shfrytëzon si “skllevër” modern shqiptarët dhe rumunët me dokumenta të rregullt

Anglezi shfrytëzon si “skllevër” modern shqiptarët dhe rumunët me dokumenta të rregullt

Policia britanike pas një aksioni të kryer në qytetin Swadlincote në Angli zbuloi nëntë persona, të cilët dyshohet se shfrytëzoheshin si “skllevër modernë”. Sipas mediave britanike, gjatë kontrollit në një shtëpi u konstatua se aty jetonin nëntë persona, tërësisht jashtë kushteve njerëzore.

Burrat e gjetur në këtë shtëpi ishin gjashtë nga Rumania dhe tre nga Shqipëria.

Ata kishin dokumentacion të rregullt dhe nuk ishin emigrantë të paligjshëm në tokën angleze, ndërsa autoritetet kanë shpallur menjëherë  në kërkim pronarin e shtëpisë, i cili dyshohet se shfrytëzoi për qëllime ekonomike shqiptarët dhe rumunët.

Një vit më parë kjo shtëpi pas një inspektimi ishte shpallur me urdhër si e pabanuar, por pronari nuk e respektoi këtë duke kryer kështu një shkelje rëndë.