HomeSport

Anglia “shkatërron” Serbinë në Beograd, “Tre LuanëT” i bëjnë nder edhe Shqipërisë

Anglia “shkatërron” Serbinë në Beograd, “Tre LuanëT” i bëjnë nder edhe Shqipërisë

Anglia ka fituar lehtësisht në Beograd ndaj Serbisë. Kombëtarja angleze mundi serbët me rezultatin 5-0, duke arritur fitoren e pestë në po kaq ndeshje.

Tre Luanët kryesojnë grupin K me 15 pikë të plota.

Kjo fitore e anglezëve është në favor të Shqipërisë për shpresat që kemi për të siguruar vendin e dytë në grup.

Në prag të sfidës së kuqezinjve në Beograd, Serbia mbetet me 7 pikë, një më pak se kombëtarja jonë.

Në këtë ndeshje, mbrojtësi i Serbisë, Milenkoviç, ka marrë karton të kuq, çka do të thotë që do të mungojë në sfidën kundër kombëtares sonë.