HomeAktualitet

Anija e huaj e ankoruar dje në Portin e Durrsit! “Taksë Forca” zbulon kokainë në hambarët e saj

Anija e huaj e ankoruar dje në Portin e Durrsit! “Taksë Forca” zbulon  kokainë në  hambarët e saj

Një sasi kokaine është kapur në portin detar të Durrësit.

Njësia Task Force me qëndrim stacionar prej gati 2 vitesh në portin detar të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë.

Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua me dt 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.

Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes.

Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.