HomeDosja X

“Antiramizist” Berisha sot, por para 27 vitesh: Shoku Ramiz udhëhoqi me guxim dhe mençuri ndryshimet…(Video)

“Antiramizist” Berisha sot, por para 27 vitesh: Shoku Ramiz udhëhoqi me guxim dhe mençuri ndryshimet…(Video)

Ish Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash  ndaj udhëheqësit të fundit totalitar në vendin tonë Ramiz Alia.

I ftuar  në emisionin  “Studio e Hapur”, për të komentuar ngjarjet e 20 shkrurtit 1990, Berisha u shpreh se ishte pikërish Aliaj ai që ka dhënë urdhër për të qëlluar gjatë rrëzimit  të shtatores së diktatorit.

Por, ndërsa mbrëmë e shante, para 27 vitesh Berisha shfaqej para popullit, duke thurur lavde për të , duke e cilësuar si njeri të mençur dhe me guxim.