Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, për shkak se nuk është paraqitur ofertë nga subjekti.
Burime portuale bëjnë me dije se tenderi u anulua pasi bashkimi i operatorëve që pritej të sillte ofertën e vet ekonomike nuk e ka paraqitur atë, ndonëse kishte kërkuar vetë shtyrje të afatit për të paraqitur një ofertë sa më të plotë.
Tenderi për këtë projekt është 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë, dhe në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm një prej tyre kaloi në fazën finale për të paraqitur një ofertë ekonomike.
Deklarata e ministrit e MIE Karakaçi:
“Është bërë edhe publikë që ka dalë në disa media, tërheqja e ofertuesit në këtë garë. Po, kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm, me një arsye krejtësisht ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës.
Kontraktori ka bërë një tërheqje, gjë të cilën Komisioni do vijojë me procedurën. Dua të rikujtoj faktin se edhe kryeministri u shpreh mbi projektin, e tha që ka aktorë që përpiqen ta frenojnë dhe ta sabotojnë”, u shpreh ministri Enea Karakaçi, duke shtuar se “do ndërtohet një skenar tjetër”.

