HomeAktualitet

Apeli i babait: Shqiptarë, më ndihmoni të liroj vajzën, ma kanë rrëmbyer

Apeli i babait: Shqiptarë, më ndihmoni të liroj vajzën, ma kanë rrëmbyer

“Shqiptarë, më ndihmoni që të liroj vajzën time nga grupi i muxhahedinëve iranianë!”. Kështu është shprehur në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Mostafa Mohammadi, i cili akuzon organizatën MEK se po i mban peng vajzën e tij.

Reagimi i tij vjen një ditë pas publikimit të intervistës së Sommayeh Mohammadi në ‘GSH’, e cila këmbëngul se nuk është peng e muxhahedinëve dhe se nuk dëshiron t’i takojë familjarët e saj.

Por, Mostafai shprehet se pas vajzës fshihet një grup radikal dhe çfarëdo akti që ajo bën në këtë organizatë, është e diktuar nga komanda e lartë ushtarake.

“Nëse komanda muxhahedine i jep urdhër vajzës sime të bëhet kamikaze, ajo bëhet kamikaze. Nëse komanda i thotë do e dënosh babain tënd si armik, ajo duhet ta bëjë këtë.

Letra që ju keni botuar në gazetën tuaj nuk është nga vajza ime, por nga komanda e lartë muxhahedine, e cila nuk do që vajza ime të dalë e lirë dhe të bashkohet me familjen e saj”, u shpreh Mostafa Mohammadi.