HomeAktualitetDebat

Apeli i jep Berishës, vulën e PD-së! Po tani çfarë do bëj Lulzimi?

Apeli i jep Berishës, vulën e PD-së! Po tani çfarë do bëj Lulzimi?

Beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës vijoi prej dy vitesh. Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat fatale.

Por sot partia më e madhe opozitare në vend do të drejtohet nga grupi i Sali Berishës, ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania dhe në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion nga SPAK.

Gjykata e Apelit i ka lënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk ka pranuar ankimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Sali Berishës.

Një vendim ky që gjithashtu rrëzon alibinë kryesore që Berisha vazhdon të përdorë për të justifikuar arrestimin e tij dhe të familjarëve të tij, pra që ekziston një komplot i Drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët.

Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Lind pyetja po tani çfarë do bëjë Lulzimi? A do krijoj parti tëre me antarët e grupit parlamentarë që i kanë mbetur apo do bëj atë që bëri Gazi i bardhë që lëpiu gjith pështymat që hodhi mbi Berishën dhe u ul si kopil në prehërin e tij.