HomeDiaspora

“Apokalips” në Pejë : Humb jetën nëna dhe fëmija i saj nga vërshimet katastrofike në qytet

“Apokalips” në Pejë : Humb jetën nëna dhe fëmija i saj nga vërshimet katastrofike në qytet

Një nënë dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në Pejë të Kosovës si pasojë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë vendin. Sipas policisë së Kosovës, fillimisht u raportua për fëmijën, vdekja e të cilit u konstatua edhe nga ekipi mjekësor i spitalit të Pejës.

Ndërsa për nënën e tij u raportua se ajo ishte zhdukur, por pas mesnatës u konfirmua se edhe gruaja kishte humbur jetën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, njofton se me dat? 24.06.2023 si pasojë e vërshimeve n? qytetin e Pejës, në lagjen “Asllan Çeshme” një fëmija ka humbur jetën ndërsa nëna e tij është e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orës 01:20, t? datës 25.06.2023, është gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës ku e cilësoi gjendjen të rëndë.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë” shkruan Mehaj.