HomeKuriozitet

Apple rrëzohet nga “froni”, ja kush është kompania më fitimprurëse në botë

Apple rrëzohet nga “froni”, ja kush është kompania më fitimprurëse në botë

Apple ka rënë nga “froni” si kompania më fitimprurëse në botë. Tashmë, në krye të listës si më fitimprurësja renditet kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”.

Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në 111.1 miliardë $ në 2018.

“Bloomberg”, thekson se fitimi neto i kompanisë arabe është i barabartë me të ardhurat e Apple, kompanisë mëmë Google Alphabet dhe Exxon Mobil së bashku.