HomeAktualitetDebat

Arben Ahmetaj akuza të forta Berishës: Ke vrarë më shumë se pandemia, si guxon të vish në parlament

Arben Ahmetaj akuza të forta Berishës: Ke vrarë më shumë se pandemia, si guxon të vish në parlament

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri. Ai i ka përmendur ish-kryeministrit vitin 94’, duke e akuzuar se ka thyer embargon dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë.

“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston” tha Arben Ahmetaj.