HomeAktualitet

Arben Ahmetaj vazhdon “luftën” me drejtësinë: Ja vendimi i fundit që ka marrë nga arratia

Arben Ahmetaj vazhdon “luftën” me drejtësinë: Ja vendimi  i fundit që ka marrë nga arratia

Nga arratia përmes avokatëve të tij, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimon në?Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.