HomeMetro

Arben Derhemi thumbon Ermal Mamaqin: “Bën film një që nuk ka lidhje me regjinë e as teatrin”!

Arben Derhemi thumbon Ermal Mamaqin: “Bën film një që nuk ka lidhje me regjinë e as teatrin”!

Aktori Arben Derhemi i ftuar në “Trokit”, ka folur për eventet e fundit të mbajtura për një komedi dhe me shumë gjasa ka nënkuptuar “Dy gisht mjaltë”.

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”

Por në fakt ai e pason me një tjetër deklaratë që të bën të dyshosh që e ka dhe për Drilon Hoxhën, i cili njihet për skenat aksion me pistoleta dhe luftë:

“S`ka mbaruar as shkollë, mjafton të marrë ca lekë diku të gjejë një sponsorizim. Bëjnë ca filma me pistoleta me luftë”.

Më pas ai vazhdon sërish për Ermalin:

“Problemi është që s’e di çfarë komedie është ajo. Vetëm që komedi nuk është. Kam parë rastësisht skena në media që të bëjnë për të qarë, mënyra sesi është luajtur e sesi është aktruar, vetëm aktrim nuk është, vetëm regji nuk është, vetëm skenar nuk është”.