HomeAktualitetDosja X

Arben Kraja: 322 zyrtarë janë nën përgjim për korrupsion nga SPAK

Arben Kraja: 322 zyrtarë janë nën përgjim për korrupsion nga SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Arben Kraja, ka pohuar se 322 zyrtarë shtetëror janë nën përgjim nga SPAK për korrupsion.

Drejtuesi i SPAK pranon gjatë raportit në Komisionin e Ligjeve se veprat penale që lidhen me korrupsionin zënë edhe pjesën më voluminoze të përgjimeve.

Krahas kësaj, Kraja nënvizoi se në javën e parë të gushtit fillojnë punë edhe 28 hetuesit e parë të BKH-së.

“Çështjet më të mëdha ku është kërkuar përgjimi janë kryesisht ato çështje që po hetohen për veprën penale të korrupsionit.

Më pas janë çështjet penale për grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në lidhje me bërthamën komanduese dhe sistemin e përgjimit.

Në vitin 2020 ka qenë një periudhë rikonstruksioni, deri sa erdhi pajisja, u vu në punë. Është arritur që nga marsi i këtij viti të jetë aktive. 28 hetuesit janë në javën e fundit të trajnimit”, tha Kraja.