HomeSport

Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik

Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha, po konfirmon gjithnjë e më shumë vlerat e tij te Dinamo Zagreb, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës këtë sezon. Në “Maksimir” u zhvillua tw shtunën një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit kroat, derbi klasik Dinamo Zagreb – Hajduk Split, i cili përfundoi me rezultatin 1-1, por me emocione që vazhduan deri në sekondat e fundit.

Pjesa e dytë ishte vendimtare për fatin e sfidës. Hajduku kaloi i pari në avantazh në minutën e 68-të me golin e Michele Sego, i cili përfitoi nga një pasim i saktë brenda zonës. Dinamo u hodh menjëherë në kërkim të barazimit, por rezistenca e miqve dukej se do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët ekipit nga Spliti.

Megjithatë, në minutën e fundit të 12 minutave shtesë, skena i takoi Arbër Hoxhës. Sulmuesi shqiptar ndoqi aksionin deri në fund dhe përfitoi nga një top i lirë pas ndërhyrjes së portierit kundërshtar, duke e shtyrë në rrjetë dhe duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Me këtë barazim, pas 16 javësh kampionat, Dinamo Zagreb ngjitet në krye me 32 pikë, ndërsa Hajduk Split mbetet një hap pas me 31 pikë, duke e bërë garën për titull më të fortë se kurrë. Golat e Hoxhës konfirmojnë rëndësinë e tij si një pikë kyçe në objektivat e Dinamos këtë sezon.