HomeAktualitet

Ares dhe Rajd, të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë. Rama publikon foton e dy vëllezërve: Çfarë viti filloi. Janë lajmësit e një viti me bereqet!

Ares dhe Rajd, të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë. Rama publikon foton e dy vëllezërve: Çfarë viti filloi. Janë lajmësit e një viti me bereqet!

Të lindurit e parë të 2025-ës janë djem binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot e vogëlushëve duke shkruar se ata janë lajmësit e një viti me bereqet, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi i kryeministrit

ÇFARË VITI FILLOI??
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00?
#GËZUAR❤️