HomeAktualitet

Arian Çani del dëshmitarë: Në spitalet COVID s’ka më vende, pacientët përpëliten në ambulanca. Të gjithë do vdesim

Arian Çani del dëshmitarë: Në spitalet COVID s’ka më vende, pacientët përpëliten në ambulanca. Të gjithë do vdesim

Pas Lulzim Bashës dhe PD, edhe Arian Çani është shfaqur i shqetësuar për gjëndjen e spitaleve.

“Jam vetë dëshmitar, nuk ka më vende në spital tek COVID1 dhe COVID2, bëhet nami i zi.

Njerëzit e sëmurë përpëliten në ambulanca, pastaj në korridore dhe kanë hapur krevatë portativ nëpër urgjenca, është nami i zi.

Nuk kuptohet pse COVID3 dhe COVID4 që janë të sterilizuara nuk po hapen, por kjo tregon se do jetë një valë e tmerrshme COVID-i.

Por kjo nuk do të thotë që të kemi panik, të gjithë do të vdesim por kjo nuk është se duhet të mërzitemi, se e rëndësishme është të vdesim me radhë”, thotë Çani.