HomeAktualitet

“Arkëtarja” Vokshi mbledh lekë për ditëlindjen e kryetarit: Lekët tek Minushja!

“Arkëtarja” Vokshi mbledh lekë për ditëlindjen e kryetarit: Lekët tek Minushja!

Pas “furtunës” në PD, protestave “masive” dhe “mosbindjes civile”, “selia blu” duket se po shijon ditë të bukura.

Deputetët e djathtë kanë njoftuar se sot ka ditëlindjen kryedemokrati Lulzim Basha, ç’ka pritet të shoqërohet me festime në strukturat e selisë.

Ligjvënësja Albana Vokshi është angazhuar me organizimin dhe thuhet se po pregatit një surprizë të madhe për liderin e opozitës.

Në grupin e brendshëm në PD, ajo ka kërkuar nga secili prej deputetëve kontribute financjare që të blihet një dhuratë e bukur.

Ndërkohë, tashmë ligjvënësit janë duke u përplasur disa mendime se çfarë duhet blerë për këtë datë të rëndësishme e cila mund t’i pëlqejë kryedemokratit. /tema/b.d