HomeAktualitetSport

Armand Duka, negociata me një “pesionist” 73-vjeçar për të zëvendësuar Panuçin

Armand Duka, negociata me një “pesionist” 73-vjeçar për të zëvendësuar Panuçin

Christian Panucci dështoi ndaj Turqisë dhe tashmë duket qartë që nuk ka çfarë ndryshon tek kombëtarja jonë.

Fillimisht u justifikua me faktin që nuk njihte ekipin, më pas me faktin që Shqipëria nuk aplikonte dot lojën sulmuese që donte ai dhe tashmë u mendua një fillim i ri, por sërish disfatë.

Humbja kundër Turqisë ishte shumë djegëse edhe për faktin se dhuruam dy golat dhe nuk bëmë asgjë para portës kundërshtare sidomos në pjesën e dytë, ndërsa që tani objektivi i tre vendeve të para është ndërlikuar jashtëzakonisht.

Për pasojë, duket se edhe presidenti Armand Duka është penduar: e konfirmoi pa bindje Panuçin pas Nations League, ndoshta duke menduar të evitonte barrën e pagës së Panuccit dhe pasuesit, por tashmë situata është skandaloze, me rezultate të dobëta dhe probleme të brendshme, aq sa kanë plasur konfliktet mes trajnerit e disa lojtarëve, i fundit Lenjani.

Ndeshjen kundër Turqisë e ndoqi në stadium edhe trajneri veteran Edy Reja, italiani që në karrierën e vet ka drejtuar një mori klubesh në Itali, si Genoa, Napoli, Lazio e Atalanta, por qe ka vite qe eshte shkeputur nga futbolli.

73-vjeçari ishte nën shoqërinë e Shkumbin Qormemetit dhe pas ndeshjes ka pasur një takim të gjatë brenda stadiumit me Dukën.

Tema e bisedës dihet, nuk ka arsye tjetër pse të zhvillohet një takim për thuajse një orë në një kohë që “fshati po digjet”.