HomeAktualitet

Armando Broja biznesmen?! Kontratë milionere me “PUMA” për të hapur dyqane në Shqipëri e Kosovë

Armando Broja biznesmen?! Kontratë milionere me “PUMA” për të hapur dyqane në Shqipëri e Kosovë

Armando Broja hyn edhe në botën e biznesit me një kontratë të re luksoze. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje të re me kompaninë e njohur për veshjet sportive, PUMA.

Në marrëveshje parashikohet që Broja të hapë filiale të kompanisë në Shqipëri e Kosovë duke u bërë ambasadori zyrtar i PUMA-s në atdheun e tij e më gjerë. PUMA e ‘vodhi’ talentin shqiptar nga duart e NIKE me anë të një mega-kontrate, siç raporton David Ornstein i The Athletic.

Ka gjithashtu një plan për të hapur një fondacion për të ndihmuar rritjen e nivelit të këtij sporti të bukur në Shqipëri e Kosovë. Detajet e kontratës do të zbardhen në momentin që marrëveshja të bëhet zyrtare.