HomeAktualitet

“Armatimet” berishiane për të hapur derën e selisë së PD si ato të turqve për te hapur portën e Kalas së Krujës! (Foto)

“Armatimet” berishiane për të hapur derën e selisë së PD si ato të turqve për te hapur portën e Kalas së Krujës! (Foto)

Sali Berisha nuk tërhiqet nga bindja se protesta e sotme ishte paqësore edhe pse ishte pikërisht ai që drejtoi turmën e protestuesve për ta sulmuar selinë blu.

Dëshmi për këtë është edhe kjo foto që tregon se protestuesit kanë përdorur një tra të trashë prej hekuri për të hapur derën e selisë. Siç shihet nga kjo foto, trau i hekurit është i trashë dhe i rëndë, saqë duhen disa persona për të mbajtur.

Mbështetës dhe militantë të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë shkaktuar dëme të shumta material në selinë e Partisë Demokratike, në një protestë të cilën e quante paqësore. Në pamjet që kryedemokrati Basha u tregoi mediave pothuajse ccdo gjë brenda selisë blu ishte e shkatërruar.