HomeAktualitet

Armën në krah dhe lëpirësen në gojë! Fotoja e vogëlushes ukrainase po ‘çmend’ rrjetin. Ish-presidenti i Këshillit Evropian shpërndan imazhin: Ju lutemi mos i tregoni asaj se…

Armën në krah dhe lëpirësen në gojë! Fotoja e vogëlushes ukrainase po ‘çmend’ rrjetin. Ish-presidenti i Këshillit Evropian shpërndan imazhin: Ju lutemi mos i tregoni asaj se…

Situata në Ukrainë është shumë e trishtë dhe pamjet që vijnë nga zona e luftimit janë shumë të trishta. Po bën xhiron e botës, të mediave dhe të rrjeteve sociale imazhi i një vajze 9-vjeçare ukrainase.

Autori është babai i vajzës së vogël, Oleksii Kyrychenko, i cili postoi foton në Facebook dhe shpjegoi: “E mora për të tërhequr vëmendjen ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është pushka ime, ia dhashë vetëm asaj për një foto”.