HomeAktualitet

Arratiset Fran Frrokajt nga gjykata, Noka e merr në mbrojtje: Dënimi, si pjesë e fushatës së Ramës

Arratiset Fran Frrokajt nga gjykata, Noka e merr në mbrojtje: Dënimi, si pjesë e fushatës së Ramës

Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e konsideron vendimin e sotëm të Apelit të Shkodrës për dënimin me burg të ish-kryebashkiakut, Fran Frrokaj, si pjesë të fushatës së Ramës.

Ai i bën thirrje SPAK të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit.

Sipas tij, mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.