HomeAktualitetKryesore

“Arrest me burg” për Tahirin: A ka prova të reja Prokuroria që kërkoi prangosjen e tij?!

“Arrest me burg” për Tahirin: A  ka prova të reja Prokuroria që kërkoi prangosjen e tij?!

 

Prokuroria për Krimet e Rënda kanë kërkuar sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, duke mos e pranuar të plotë kërkesën.

 Mësohet se prokuroria ka treguar gjykatës prova të reja, që nuk pasqyrojnë asgjë, vetëm lëvizjet e Tahirit të regjistruasr në sistemin TIMS të Greqisë dhe Italisë

Këto të ashtquajtura prova, janë paraqitur nga prokurori Gent Osmani, si prova e reja  të ardhur nga Greqia dhe Italia.

Me këto “prova shtesë”  është kërkuar arresti, por  gjykata nuk është bindur me paçavuret e momentit dhe ka aprovuar vetëm masën e sigurisë, arrest shtëpie. Natyrisht, trupa e Gjykatës së Apelit do kërkoi prova dhe fakte, ndryshe kjo masë e dhënë, për të shtyrë afatet e hetimit dhe e përdorur nga treshja e tropojanve, si mjet shpëtim,i për skandalin që krijuan në bashkpunim me opozitën, shuhet.

Tahiri vetëm para pak ditësh dorëzoi mandatin e deputeti dhe u shpreh se këtë e bënë për respekt të drejtësisë, dhe që hetimet për të vijojnë deri në fund.

Pas kësaj lëvizje nga Tahiri dhe prokuroria ka nisur lëvizjet e saj dhe tre ditë më vonë ka kërkuar arrestimin e tij një arrestim që bie erë/ Ekskluzive.al