HomeAktualitetDebat

Arrestimi i Tahirit, Ilir Meta komenton masën ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Arrestimi i Tahirit, Ilir Meta komenton masën ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Pas masës “arrest shtëpie”, të marrë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta lidhur me ngjarjen.

“Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve të shtetit të së drejtës”, tha kreu i Shtetit paraditen e sotme, në Bashkinë e Cërrikut.

Pavarësisht përplasjeve me ish-ministrin, kreu i Shtetit ka komentuar në mënyrë të balancuar vendimin për Tahirin.

Nga ana tjetër, në daljen e fundit të tij për mediat si deputet, ish-ministri deklaroi, se ka qenë kundër koalicionit me LSI dhe se “Metën dhe Monikën nuk ka ujë të bekuar t’i pastrojë”!/Ekskluzive.al