HomeKronike

Arrestohen dy trafikantë shqiptarë, u kapën me kokainë dhe marijuanë

Arrestohen dy trafikantë shqiptarë, u kapën me kokainë dhe marijuanë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke. Ata rezultuan se ishin pjesë e një grupi trafikimi të marijuanës dhe kokainës.

 

Mediat e vendit fqinj kanë raportuar e shqiptarët e arrestuar janë të moshës 31-vjeçare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 39 pako me 33 kg 497 gram marijuana.

Po ashtu, në shtëpi ata kishin edhe 6 pako me 311.2 gram kokaine, 4 peshore, materiale paketimi të drogës, si dhe 7 celularë e 100 euro.

 

Për arsye hetimi, ende nuk janë publikuar identitetet e dy shqiptarëve.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rrjet më të gjerë të trafikut të drogës. /k.k/noa.al/