HomeKronike

Arrestohen dy vrasësit e Agim Bucit në Kamëz Ja kush janë!

Arrestohen dy vrasësit e Agim Bucit në Kamëz Ja kush janë!

Policia e shtetit  ka bërë të mundur zbulimin e menjëhershëm të vrasësve të Agim Bucit dhe plagosjes së gruas së tij Merita Kurti.

Të arrestuarit janë  Vladimir Kurti, 28-vjeç, nga Burreli, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën tip pistoletë pas ngjarjes. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2010 me 5 vite burg. dhe Ruzhdi Hoti, 25-vjeç, banues në Kamëz, lindur në Burrel.

Shoqërimi i autorëve erdhi pas mbledhjes së provave dhe administrimit të dëshmive të qytetarëve të cilët i kanë parë ata të largohen pas tentativës së grabitjes në minimarketin e familjes Buci.