HomeKronike

Arrestohet kandidati për deputet i LSI-së! Pretendent edhe për garën e Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme

Arrestohet kandidati për deputet  i LSI-së! Pretendent edhe për garën e Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme

Ditën e djeshme, në sajë të operacionit “Dekani” janë arrestuar dekanë, pedagogë e sekserë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre e korrupsion. Mes të arrestuarve është edhe Admirim Kala, nën cilësinë e sekserit, shkruan newsbomb.al.

Ky i fundit është një emër jo i panjohur për publikun.

Kala ishte në listën e LSI si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, raporton newsbomb.al.

Emri i tij përflitej si kandidaturë e mundshme e Monika Kryemadhit edhe për kreun e Bashkisë së Gramshit por mesa duket tashmë do i duhet të harrojë betejën elektorale për t’u përballur me betejën e drejtësisë.

Në pranga ka rënë edhhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Albert Riska, shefja e Departamenti të Gazetërisë dhe Gjuhë Letërsisë, Elvira Lumi, pedagogia e Fakultetit  Ekonomik Erjola Calja si dhe sekserët Adem Ngjela e Petrit Kodra bashkë me një student, Marjus Calja.

Zyrtarët janë arrestuar në orën 2 të mëngjesit pas një hetimi disa mujor.

LISTA E LSI me kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit

ger.png