HomeAktualitetKronike

Arrestohet një oficer policie në Rinas për shpërdorim detyre

Arrestohet një oficer policie në Rinas për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar gjatë mbrëmjes një punonjës policie dhe një shtetas turk, për korrupsion aktiv, kalim të paligjshëm kufiri dhe shpërdorim detyre.

Të ndaluarit janë identifikuar si: Gazmir Dega, punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe  Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë një kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Njoftimi i plotë:

Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.

Te ndaluarit jane:

– Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane

– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq.