HomeAktualitetDebat

Arrihet marrëveshja për KQZ, Këshilli Politik bie dakord me propozimin e PD-së

Arrihet marrëveshja për KQZ, Këshilli Politik bie dakord me propozimin e PD-së

Këshilli Politik bie dakord mbi formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Dakorëdësia është arritur me ndryshim mbi të drejtën e vetos së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar.

Mësohet se, PS nuk pranoi përcaktimin se në Komisionin e Posacëm Parlamentar, pjesë e së cilës do jetë edhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ.

Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

PD ka kërkuar që përzgjedhja e 12 anëtarëve të KQZ të bëhet nga Kuvendi, ndërsa komisioni duhet të mos jetë i përbërë nga deputetët.

Nga burime brenda mbledhjes mësohet se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka pranuar këtë formulë të re të opozitës për përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kjo ishte çështja me “e nxhtë” që ndante palët që pas arritjes në parim të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në Rezidencën Amerikane.

Tanimë, pritet që ekspertët e partive të detajojnë marrëveshjen e arritur dhe disa çështje të tjera teknike për të hartuar më pas draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore.

Aktualisht Këshilli Politik po diskuton mbi të drejtën e votës së emigrantëve. Mësohet se modalitetet për votën e emigrantëve do i takojnë KQZ.