HomeBota

Arsye e habitshme! Ndodh si asnjëherë më parë: Biden gjunjëzohet para ndihmëses së presidentit të Izraelit!

Arsye e habitshme! Ndodh si asnjëherë më parë: Biden gjunjëzohet para ndihmëses së presidentit të Izraelit!

Presidenti amerikan Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, pasi ka mësuar se ajo është nënë e 12 fëmijëve.

Rasti u regjistrua në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo është nënë e 12 fëmijëve, shkruajnë mediet e huaja.

Momenti epik u raportua në disa medie nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëron delegacionin presidencial Izraelit.

Rivlin do të zëvendësohet si president javën e ardhshme nga Isaac Herzog, i cili kryesoi Agjencinë Hebraike. Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte udhëtimi i fundit jashtë shtetit i Rivlin si president.